Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore në fshatin Shpërdhet
5 automjeteve të tonazhit të rëndë janë shkrumbuar nga zjarrit, i cili dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, ku te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, shtetasi me inicialet, B. A, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë.
Dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.