Greqi/ I kërkuar në Shqipëri për vrasje me dashje, arrestohet pas 27 vitesh 58-vjeçari fierak

58-vjeçari shqiptar i armatosur A.K., i cili u arrestua në Greqi në kuadër të operacionit "Të Kërkuarit", ka rënë në prangat e Policisë Helenike prej orëve të fundit.

Arrestimi u krye pas bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj greke.

I arrestuari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, më 27 qershor 2013, e dënoi me 14 vjet burg për veprat penale të "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve dhe municionit".

Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një përleshjeje me tre civilë, qëlloi disa herë drejt tyre. Një person humbi jetën dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së të ndjerit u plagosën.

Sipas burimeve policore, i kërkuari ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte gjetur strehim në Greqi.

Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Greqi dhe kanë filluar procedurat e nevojshme ligjore për ekstradimin e tij në Shqipëri, me qëllim vuajtjen e dënimit.