Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur nga tërmetet shkatërruese

Të paktën 2,954 persona kanë humbur jetën dhe 16,592 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, sipas bilancit më të fundit të publikuar nga qeveria kalimtare e vendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se mbi 16,000 persona kanë mbetur pa strehë, ndërsa 856 ndërtesa janë shkatërruar nga lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilat goditën kryesisht shtetin verior të La Guairas.

Shqetësues mbetet edhe numri i lartë i personave të zhdukur. Sipas një liste jozyrtare, rreth 38,500 persona rezultojnë ende të pagjetur. Në ditët e para pas katastrofës, numri i të zhdukurve kishte arritur në rreth 60,000.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi kërkimet nën rrënoja vazhdojnë.