Paraguai-Francë luhet në vapë përvëluese 50 gradë celcius, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja mes Paraguait dhe Francës do të zhvillohet në kushte ekstreme, me indeksin e nxehtësisë që i afrohet 50°C.

Temperaturat e larta kanë detyruar organizatorët të marrin masa shtesë për mbrojtjen e futbollistëve dhe stafeve teknike. Pranë stolave është vendosur një njësi klimatizimi për t’u ofruar lojtarëve mundësinë të freskohen gjatë ndërprerjeve të lojës.

Kushtet e vështira atmosferike pritet të ndikojnë edhe në ritmin dhe intensitetin e lojës.

Gjithsesi gjendja shëndetësore e futbollistëve mbeten prioritet në një sfidë që po zhvillohet nën vapë përvëluese.

Sfida nis në orën 23:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.