'Jepe dorëheqjen'! Marshimi protestë në rrugët e Tiranës! Mijëra qytetarë dhe diaspora kërkojnë largimin e Ramës

Lumi i njerëzve nis marshimin protestë nëpër rrugët kryesore të Tiranës.

 Me thirrjet 'Rama jepe dorëheqjen!' dhe "Lironi çunat!' do të jehonë në të gjithë Tiranë.

Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kësaj protesta i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.

Nga ora 19:00 - 22:00 u mbajtën fjalime para kryeministrisë nga protestues dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora të cilët u bashkuan sot në protestën që vijon prej 35 ditësh dhe si kërkesë të parë kanë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

"Eshtë pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Rrugët e trotuaret janë të mbhushura" raporton nga protesta gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.