VIDEO/ Pamje nga droni, protesta kombëtare, bulevardi i mbushur plot e përplot me njerëz
Mijëra e mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën kombëtare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Sheshi është ndriçuar nga blicët e telefonave të qytetarëve.
Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.
Kësaj protesta i është bashkuar edhe diaspora, duke e kthyer këtë protestë qytetare me një pjesëmarrje rekord.