VIDEO/ Maroku në çerekfinale, eliminon organizatoren e Botërorit

Maroku ka eliminuar një nga organizatorët e turneut, Kanadanë, duke e mundur pastër 3-0.

Pjesa e parë rezultoi më e mirë për kanadezët, por nuk arritën të shënjestronin si duhet.

Në minutën e 22’ Marokut iu dëmtua golashënuesi më i mirë i skuadrës, Ismael Saibari duke i tronditur. Në 45 minutat nuk u prodhua asnjë gol.

Në të dytën gjithçka foli për afrikanët që zhbllokuan shifrat në minutën e 50-të.

Pas një asisti fantastik të kapitenit Hakimi, Ounahi tundi rrjetën e kanadezëve.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, ishte Brahim Diaz ai që u shfaq me asist dhe Ounahi bëri heroin me dygolësh. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Rahimi vulosi sfidën 3-0 në minutën e 98-të.

Me këtë fitore të pastër, Maroku kualifikohet në çerekfinale, ku do të presë fituesin e çiftit Paraguai-Francë.

GOLAT E OUNAHIT (VIDEO) (VIDEO)

GOLI I RAHIMIT (VIDEO)