Gjenden rusët e Edi Ramës në protestë

Mijëra shqiptarë kanë zbritur në shesh mbrëmjen e sotme në protestën e 35-të pa ndalim, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Protestuesi i janë përgjigjur edhe deklaratave të Taulant Ballës dhe ministrit Blendi Gonxhe, se protesta po sponsorizohet nga Rusia.

Ata kanë përgatitur një pankartë ku shkruhej se; gjenden rusët e Edi Ramës, ku duket në Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Sokol Balla.

Protestës së sotme të 4 korrikut i janë bashkuar edhe mijëra shqiptarë nga diaspora, që kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për të organizuar zgjedhjet të lira dhe të drejta.