VIDEO/ Maroku zhbllokon sfidën ndaj Kanadasë, ndez ëndrrën e çerekfinales
Maroku ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Kanadasë në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Botës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale.
Goli që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 50-të, kur Azzedine Ounahi realizoi një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.
Asistimi për golin u dha nga kapiteni Achraf Hakimi, i cili shërbeu në mënyrë perfekte për mesfushorin maroken.
GOLI I OUNAHIT (VIDEO)
Pas golit, trajneri i Kanadasë hodhi në fushë Cyle Larin për t'i dhënë më shumë forcë repartit ofensiv, ndërsa Maroku freskoi mesfushën me aktivizimin e Sofyan Amrabat dhe Chemsdine Talbi.
Me rezultatin 1-0 në favor të Marokut, ndeshja mbetet e hapur, por për momentin janë afrikanët që po prekin çerekfinalen e Kupës së Botës.