VIDEO/ Kim Mehmeti i bashkohet protestës kombëtare për dorëheqjen e Edi Ramës

Kim Mehmeti i është bashkuar protestës kombëtare në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

‘Tiranë: Bashkë me mikun tim Fatos Lubonja në marshin për "Shqipërinë e Re"‼’, shkruan Kim Mehmeti në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në ditën e 35-të radhazi të protestës, mijëra shqiptarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, dhe krijimit të një qeverie kujdestare për të bërë zgjedhje të lira dhe të drejta.