Kanada-Marok, mbyllet pa gola pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në sfidën mes Kanadasë dhe Marokut, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, me rezultatin e barabartë 0-0.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Kanada krijoi disa mundësi të rrezikshme që në minutat e para, por portieri Bono u tregua i vëmendshëm duke ndalur tentativat e sulmuesve kanadezë.
Maroku u përgjigj me kundërsulme të shpejta, duke rrezikuar me Soufiane Rahimi, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Sfida është karakterizuar nga intensitet i lartë dhe duele të forta në mesfushë, çka ka sjellë edhe disa kartonë të verdhë për të dy skuadrat.
Në fundin e pjesës së parë u akorduan 6 minuta shtesë, por pa ndryshim në rezultat.
Trajnerët pritet të bëjnë ndryshime në pjesën e dytë, në një ndeshje që mbetet plotësisht e hapur për kualifikim në çerekfinale.