‘Kur diktatura bëhet fakt, revolucioni bëhet detyrë’/ Pankartat pikante të protestës kombëtare

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në protestën kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përveç thirrjeve dhe sloganeve kundër qeverisë, protesta është shoqëruar edhe me pankarta të shumta, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për mesazhet e tyre ironike dhe kritike ndaj pushtetit.

Një nga pankartat më të spikatura mban shkrimin: ‘Kur diktatura bëhet fakt, revolucioni bëhet detyrë’.

Protestuesit kanë shfaqur edhe pankarta të tjera me akuza për korrupsionin, kapjen e institucioneve, varfërimin e qytetarëve dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi, ndërsa kanë kërkuar ndryshim politik dhe zgjedhje të lira.