Qytetarë dhe shqiptarë nga diaspora 'pushtojnë' bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'- SHIKONI PAMJET
Sot në Tiranë, mijëra qytetarë që prej 35 ditësh janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë, janë rikthyer sërish në shesh për të shprehur kërkesat e tyre, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar deri në përmbushjen e tyre dhe deri në dorëheqjen e Ramës.
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës, çka ka rritur ndjeshëm pjesëmarrjen dhe ka mbushur sheshin me protestues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës. Prania e tyre është bërë pjesë e vazhdueshme e protestave të ditëve të fundit, duke i dhënë tubimit mbarëkombëtar.
Nga pamjet e siguruara për Syri TV, shihen qindra mijëra qytetarë të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole patriotike, të cilët kanë mbushur rrugët përpara Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit paralajmërojnë se do të qëndrojnë të vendosur në kërkesat e tyre, ndërsa theksojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e tyre.