Rama u përpoq t'i ndalte, por diaspora erdhi në shesh: ‘U hoqëm si pushues, hoqëm simbolet kombëtare në kufi: S’e duam më
Edi Rama urdhërpoi të bllokohen dhe të paraqesin vonesa të gjitha pikat kyfitare hyrëse me Shqipërinë por kjo nuk e ndali diasporën.
Udhëtoi nga Britania, Gjermania dhe Italia për të qenë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ poshtë dritares së kryeministrit për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Në një prononcim për gazetarin e Syrit, Fatjon Gjinaj shqiptarët e ardhur nga diaspora thanë se në kufi u është dashur të kamuflohen si pushues dhe të heqin simbolet kombëtare.
“Kam ardhur nga Venecia. Erdha sot paradite me avion. Shpresoj që kryeministri të reflektojë. Populli nuk e do më”
“Kam ardhur nga Londra. Kam hyrë nga aeroporti”
Jemi nga Britania, Gjermania, Italia!
U detyruam të heqim simbolet kombëtare dhe u thamë që po vijmë me pushime. Nuk I kemi thënë që po vijmë për protestë. Një pjesë ka kaluar në Muriqan dhe një pjesë në Kakavijë. Ka pasur vonesa.
Kolona automjetesh dhe hyrje masive u regjistruan në pikat kufitare veriore e jugore të vendit, duke shënuar një mobilizim të gjerë mbarëkombëtar.
Sot në Tiranë mbahet protesta e 35-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Pjesëmarrja është masive.