'Rama jep dorëheqjen', mijëra protestues dhe diaspora marshojnë drejt Kryeministrisë

Sot në Tiranë po zhvillohet protesta mbarëkombëtare, ku qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen”.

Protesta e sotme ka bashkuar edhe shqiptarët e diasporës, të cilët janë bërë pjesë e protestës në kryeqytet, duke iu bashkuar qytetarëve nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit. Kjo shënon herën e dytë që diaspora merr pjesë në mënyrë të organizuar në një protestë të tillë në Tiranë.

Njëzëri, protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas mbërritjes në kryeqytet, kolonat e ardhura nga diaspora kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës, duke u bashkuar me marshimin drejt Kryeministrisë.