35 ditë revoltë/ Diaspora mbërrin në Tiranë do marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare kundër Ramës

Diaspora shqiptare nga vende të ndryshme është mbledhur në Tiranë për të marrë pjesë në tubimin e sotëm protestues kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 35-të, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, bëhet me dije se autokolonat e nisura që një ditë më parë për t’u bashkuar në protestë, mbërritën në kryeqytet ditën e sotme raporton gazetari Fatjon Gjinaj.