Syri zbulon emrat e 21 protestuesve të arrestuar para parlamentit dhe mbahen në paraburgim, nesër dalin në gjykatë

Syri zbulon emrat e protestuesve arrestues të cilët do të dalin nesër në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë.

Ata u arrestuan më 2 korrik 2026 gjatë protestës para parlamentit.

Protestuesit mbahen në bllokun e sigurisë deri në limitin e paraburgimit. Ndërkohë shumë familjarë të tyre ndodhen jashtë bllokut të sigurisë ti mbështesin.

Personat e ndaluar janë

1. Iljon Shala
2. Orgito Kaba
3. Niko Çarkaj
4. Kujtim Pervataj
5. Ardit Ymaj
6. Romarjo Dushi
7. Altin Hila
8. Everest Bardhi
9. Ervin Gega
10. Ervis Bici
11. Ervis Gjoni
12. Admir Tërshalla
13. Rezart Pinari
14. Frrok Bardhi
15. Ylli Shima
16. Albion Nikolli
17. Gentjan Progni
18. Aristotel Elezi
19. Besnard Kaimi
20. Durim Bani
21. Arbër Lleshi

Seanca gjyqësore për vleftësimin e ligjshem të ndalimit dhe caktimit të masës së sigurimit do të zhvillohen në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë, në datën 05.07.2026, ora 09:30 e në vijim.

Paraditen e 2 korrikut, policia pasi i goditi me ujë, gazlotsjellës dhe ushtroi dhunë brutale ndaj protestuesve më pas i arrestoi. Mbi protestuesit rendojnë  7 akuza, teksa nuk ka asnjë masë konkrete për policët që nuk kursyen goditjet me shkop gome e tërheqje zvarrë ndaj protestuesve dhe gazin lotsjellës.

Akuzat që rëndojnë mbi protestuesit nisin nga akuza e Shkatërrimit të prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.