Formula 1/ Antoneli i jep leksion Hamiltonit, e parakalon britanikun në ‘shtëpinë’ e tij
Kimi Antoneli vazhdon të mahnitë duke treguar se jo vetëm është i shpejtë, por edhe ka aftësinë të triumfojë në duelet përballë “veteranëve” të Formula 1.
Provën e radhës ai e ka dhënë duke fituar garën sprint në pistën e Silverston në Angli, ku të gjithë parashikonin një fitore të Luis Hamilton i cili nisej i pari.
Italiani i cili pozicionohej pas krahëve të tij, u tregua i aftë që të priste deri në mesin e 17 xhirove të planifikuara dhe më pas e parakaloi me lehtësi pilotin e Ferrarit, duke u shkëputur më pas i qetë drejt finishit.
Një provë force që padyshim tregon edhe një herë cilësitë e djaloshit 19-vjeçar i cili vazhdon të kontrollojë i vetëm kreun e renditjes së kampionatit.
Vendin e tretë në sprint e mori Norris, ndërsa më pas në zonë e pikëve hynë edhe Rusell, Leclerce, Verstapen, Piastri dhe Louson.