Dhunimi i protestuesit në qeli, Bardhi: S’dua të besoj që mund të jetë e vërtetë, tejkalim ekstrem i çdo vije të kuqe

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, reagon në Facebook pas deklaratës së avokatit të protestuesit të ndaluar nga policia, i cili është dhunuar gjatë shoqërimit.

Bardhi kërkon transparencë nga institucionet dhe u bën thirrje Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit të sqarojnë menjëherë ngjarjen, duke theksuar se heshtja vetëm sa shton dyshimet.

Duke uruar që kjo ngjarje të mos jetë e vërtetë, Bardhi thekson se kjo do të shënonte një tejkalim ekstrem të çdo vije të kuqe nga ana e shtetit.