Berisha: Rama është kreu i krimit në Shqipëri, partia e tij është partia e krimit, largimi nga pushteti i tyre është qëllimi madhor i PD

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama, si kreun e krimit në Shqipëri, ndërsa të njëjtin etiketim pati edhe për partinë e kryesocialistit.

Sipas Berishës, largimi i socialistëve nga pushteti është qëllimi më madhor i Partisë Demokratike.

‘...shteti i tij është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë’, u shpreh Berisha.

Bashkëbisedimi:

Besnik Kala: Përshëndetje doktor. Në oborret e Rilindjes po përdorin terma që Saliberisha dhe Edi Rama kanë një marrëveshje top sekret. Çfarë përgjigje u jep patronazhistëve gjithashtu edhe shqiptarëve?

Sali Berisha: Janë të mbytur dhe kërkojnë të kapen në fijen e barit, në fake, në trillime.

Sali Berisha, e thashë dhe njëherë Besnik, pasi ka bërë pluhur të gjitha përpjekjet e Edi Ramës.

Edi Rama përdori në aktet më të turpshme kriminale, lobime korruptive e tjerë e tjerë, për sanksionimin e Sali Berishës.

Dhe tregonte me gisht si një pervers nëpër parlament e në fjalime.

Ndërsei skapin e tij, arrestoi vit elektoral, 333 ditë, e të tjerë e të tjerë, të mos i numëroj tani. Dështoi me të gjitha, dhe tani mendon se mund ta mirësojë figurën e tij të zezë duke u krahasuar sadopak me Sali Berishën.

Edi Rama është kreu i krimit në Shqipëri, partia e tij është partia e krimit, shteti i tij është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe largimi i tij nga pushteti është qëllimi më madhor i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.