Berisha: Mesazhi im për Edi Ramën është, jep dorëheqjen para orës 19.00, mos prit të të heqin
Kryetari i PD, Sali Berisha ka këshilluar pasardhësin e tij, Edi Rama që të japë dorëheqjen përpara orës 19.00, orë në të cilën mblidhen protestuesit në sheshin para qeverisë.
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha i sugjeroi Ramës dorëheqjen, përpara se ta bëjnë qytetarët në shesh.
‘Jep dorëheqjen, mos prit të të heqin’, ishte këshilla e liderit të opozitës për Ramën.
Bashkëbisedimi:
Fabio Hunda: Doktor, 4 Korriku përkon me festën e pavarësisë së SHBA-ve, ditëlindjen e Edi Ramës dhe protestën e qytetarëve me pjesëmarrjen e diasporës. Çfarë simbolike ka kjo datë dhe cili është mesazhi juaj i urimit për Edi Ramën?
Sali Berisha: Mesazhi im për Edi Ramën është: jep dorëheqjen para orës 7 në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të zhvillojnë festën më të bukur për lirinë e tyre dhe 250-vjetorin, 250-vjetorin e pavarësisë të vendit mik, aleatit të madh, Shteteve të Bashkuara.
Jep dorëheqjen, mos prit të të heqin.