Berisha: Edi Ramës i intereson shumë të krahasohet me Sali Berishën, dhe lakejtë e tij e bëjnë këtë gjë
Për kryetarin e PD, Sali Berisha, Edi Ramës i intereson shumë të krahasohet me të, madje shton ai, lakejtë e tij e bëjnë këtë gjë.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se asgjë s'ka më të pabarabartë se këta dy persona.
‘Sali Berisha është i vetmi politikan me një veting në të hollësishmin, kombëtar dhe ndërkombëtar’, theksoi kryedemokrati.
Bashkëbisedimi:
Gledi Meraj: Doktor Berisha, jeni politikani më i madh që sulmoheni, ofendoheni, gjykoheni dhe akuzoheni me pa të drejtë. Së fundmi me një refren në kor si të majtë por edhe pseudo të djathtë me parrulla si komunist apo bashkëpunëtor me kryeministrin Rama. Pse ndodh kjo sipas jush?
Sali Berisha: Në fakt Edi Rama pasi dështoi me të gjitha përpjekjet e tij, me sanksionimin tim korruptiv nëpërmjet mikut të tij George Soros dhe Anthony Blinken, me atentatin që organizoi në mes të bulevardit, me procesin e turpshëm politik, me arrestimin 333 ditë, me vulën që mori dhe grabiti logon e PD-së, e pa që ka vetëm dështime.
Dhe u kthye pastaj, ndërseu lakejtë e puthadorë që të bëjnë të krahasojnë të pakrahasueshmet. Të krahasojnë Sali Berishën, i cili është politikani që ka dhënë dorëheqje më shumë në Shqipëri, i cili nga e gjithë karriera e tij politike 13 vite janë pushtet kurse i gjithë rreshti është opozitë ose i tërhequr.
I cili është e vërteta tani e them dhe këtu, është i vetmi politikan me një veting në të hollësishmin, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndaj dhe Edi Ramës i intereson dhe i leverdis shumë të krahasohet sadopak me Sali Berishën dhe lakejtë e tij e bëjnë këtë gjë. Asgjë s'ka më të pabarabartë se këta dy persona.