Qytetarët dhunohen në qeli, Avokati i Popullit nuk përgjigjet në telefon

Qytetarët i kanë kërkuar ndihmë Avokatit të Popullit për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. 

Ata kanë tentuar ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por ai nuk është përgjigjur. 

Sipas të dhënave dyshohet se Avokati i Popullit është larguar në Spanjë.

Qytetari i arrestuar gjatë protestës para Parlamentit, i cili u dhunua brenda bllokut të sigurisë ‘Mine Peza' u dërgua në spital mesditën e sotme.

Qytetarët mbërritën më herët tek blloku i sigurisë ‘Mine Peza’ për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të Qerkjas dhe këmbëngulën që ai të dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas raportimeve, dhuna e ushtruar nga policia ka bërë që qytetari Niko Qerkja të përfundojë në spital, pasi ka shfaqur kriza epilepsie.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan të mësojnë emrat e efektivëve të policisë që dyshohet se dhunuan qytetarin Qerkja, ndërsa telefonuan edhe Avokatin e Popullit, por nuk morën përgjigje.