4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile false!
Nga Belind Këlliçi
4 korriku nuk është thjesht festa kombëtare e Shteteve të Bashkuara. Deklarata e pavarësisë është një ngjarje që ka ndryshuar historinë dhe një referencë edhe sot e kësaj dite në përpjekjen e kombeve.
Kurorëzuan lirinë qytetarët dhe vendosën të jetojnë sipas vullnetit të tyre, jo siç donte një mbret mijëra milje larg. E njëjta gjë me Revolucionin Francez.
Edhe ata kufizuan pushtetin absolut të mbretit dhe fituan të drejta e liri që nuk njiheshin deri atëherë. Zhvillime që janë kthyer në gurë themeli për Europën e Perëndimin.
4 korriku i 2026 i gjen shqiptarët duke kërkuar në shesh fundin e një sundimi, të një autokrati të korruptuar dhe arrogant.
Si mbreti anglez asokohe, edhe ky mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe mund të bëjë ç’të dojë. Nuk njeh kufizime. Kontrollon drejtësinë. Parlamentin e sheh si një zyrë noteriale dhe drejton mediat kryesore në vend, me propagandë e censurë kudo.
Por njerëzit janë ngritur. Kërkojnë ndryshim. Ata janë sot 4 korriku i lirisë dhe i të drejtave. Ndërsa Edi Rama qëndron pas një lufte të neveritshme ndaj protestuesve, duke sulur ushtrinë e patronazhistëve dhe profileve false.
Pa harruar çizmen dhe shkopin e gomës së policisë.
Ajo që ka lindur në shesh është shumë e madhe.
Atë nuk e kontrollojnë e nuk e kthejnë dot mbrapsht as vetë organizatorët, dhe aq më pak Edi Rama.
Sot më 4 korrik, do të dalë edhe më qartë ndryshimi mes qytetarëve që luftojnë për liri e të drejta, dhe despotit të korruptuar deri në palcë!