Berisha: Çdo demokrat ka një kërkesë legjitime: ripërtëritjen e PD, hapat janë në drejtimin e duhur dhe do t'i thellojmë
Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga qytetarët në rrjetet sociale, lidhur me hapat që po ndërmerren ndaj ripërtëritjes së PD.
Interesimit të tyre, Berisha u përgjigj duke thënë se çdo demokrat ka një kërkesë legjitime, duke shtuar se ripërtëritja e partisë do të thellohet më tej.
‘...mund të ketë dhe emra të cilët vërtet nuk janë kaq të njohur, por ju garantoj se kanë, ka prej tyre, ka prej tyre nga penat më të fuqishme, jo të Shqipërisë, por dhe në rrafshin ndërkombëtar’, ishte përgjigja e liderit demokrat.
Bashkëbisedimi:
Tos Doçi: Përshëndetje doktor. E para të uroj shëndet, pyetja ime për ju i nderuar Doktor është përse në PD më kollaj hyjnë në poste të rëndësishme e kanë ata që janë kundërshtarë të Berishës se sa demokratët qe i janë besnikë PD dhe ty doktor?
Sali Berisha: Në fakt, ju keni atë mendim i nderuar, po unë nuk kam atë mendim.
Në qoftë se ju analizoni listën e të zgjedhurve, ju aty keni njerëz që vijnë me një sakrifica të mëdha për PD-në dhe kauzën e saj. Vajza, djem, keni djem të rinj, të bashkuar me PD-në në kohërat më të vështira.
Por besoj se jemi dakord bashkë edhe ju dhe çdo demokrat, ka patur dhe ka një kërkesë legjitime: ripërtëritjen, ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Ndaj dhe në këtë kontekst, apo në këtë kuadër, mund të ketë dhe emra të cilët vërtet nuk janë kaq të njohur, por ju garantoj se kanë, ka prej tyre, ka prej tyre nga penat më të fuqishme, jo të Shqipërisë, por dhe në rrafshin ndërkombëtar.
Me publikime në mbrojtje të Partisë Demokratike, të konservatorizmit, në mediat më serioze të botës. Ka prej tyre, ekspertë nga më të shquarit në fushat më të rëndësishme sot.
Pra, ju me shumë të drejtë, keni insistuar dhe insistoni të ripërtërihet Partia Demokratike.
Unë them se hapat që janë bërë janë absolutisht në drejtimin e duhur dhe së bashku do t'i thellojmë edhe më tej ato.
Nuk po dua të komentoj me raste të veçanta, por në qoftë se ju ndaleni, ju do gjeni edhe më shumë nga këto që thashë unë.