250-vjetori i SHBA/ Berisha: I urojmë edhe mijëra vite vendit, shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në botë

Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA, kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë urimin e tij për atë që e cilësoi si shtyllën e pamposhtur të lirisë dhe demokracisë në botë.

 Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha pavarësia, është një ngjarje e madhe për kombin amerikan dhe mbarë njerëzimin, për sa kohë SHBA kanë qenë dhe janë vendi udhëheqës i lirisë në botë.

‘Ndaj dhe t’i urojmë ne edhe mijëra e mijëra vite të tjera si shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën’, u shpreh Berisha në urimin e tij.

Të dashur miq, sot është 4 korriku, është 250 vjetori i pavarësisë së SHBA, një ngjarje e madhe për kombin e madh amerikan dhe mbarë njerëzimin, për sa kohë SHBA kanë qenë dhe janë vendi udhëheqës i lirisë në botë.

Ndaj dhe t’i urojmë ne edhe mijëra e mijëra vite të tjera si shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.