Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës së saj të drejtë

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të drejtë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se mbështetja nga PPE është një arritje e madhe për protestuesit.

‘...mund të themi se sot protesta mund të jetë ndoshta e vetmja protestë në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Evropë, e cila ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik’, theksoi kryedemokrati.

Në rezolutën e miratuar për raportin renditen të gjitha problematikat e mëdha të raportit, por shtohet gjithashtu paragrafi për protestën rinore qytetare të shqiptarëve, që arrin sot në ditën e 35-të të saj.

PPE mbështet protestën për shkak të kauzës të saj të drejtë.

Mendoj se kjo është një arritje e madhe në radhë të parë për ata djem dhe vajza, burra dhe gra që kanë 35 ditë që protestojnë për një kauzë të madhe kombëtare me orë e orë të tëra dhe janë bërë shembull në mbarë botën për protestën e tyre paqësore.

Pra mund të themi se sot protesta mund të jetë ndoshta e vetmja protestë në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Evropë, e cila ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik.