Arti shqiptar humb një ikonë, ndahet nga jeta aktori Koço Qendro
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i teatrit të Korçës, Koço Qendro.
Ai ishte një nga aktorët më të spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar, i cili mbeti në kujtesën e publikut me rolet e njohura të Harpagonit në komedinë Kopraci, të cilën e riktheu në skenë pas gati 30 vitesh, si dhe me rolet në filmat: I teti në bronx, Përballimi, Vendimi, Agimet e stinës së madhe etj.
Koço Qendro ishte ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës në fillim të viteve ’60 dhe më pas pjesë e trupës së teatrit Teatri Andon Zako Çajupi, ku interpretoi për dekada.
Për kontributin e tij, aktori i dashur është nderuar me Urdhrin “Naim Frashëri” dhe titullin “Ambasador i Qarkut të Korçës”.