", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/04/auto_-640-0-6a48c7146dca11783155715.png", "width": 900, "height": 1103 } }

Juliana Nura feston ditëlindjen me një mesazh të fortë: Ndihem e realizuar, e plotësuar dhe si një perëndeshë

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, me një postim emocional në Instagram, ku ka reflektuar mbi rrugëtimin e saj personal dhe fuqinë e gruas.

Përmes disa fotografive artistike, ku shfaqet shtatzënë, Juliana shkruan se këtë vit ditëlindja ka një domethënie krejtësisht tjetër për të, pasi ndihet “e realizuar, e plotësuar dhe si një perëndeshë”.

“Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha – një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është”, ka shkruar ajo.

Nura thekson se dëshiron të thyejë tabutë dhe të hapë rrugën për vajzat e brezave të ardhshëm, duke sfiduar barrierat që shoqëria, kultura dhe paragjykimet u kanë vendosur grave ndër vite.

Në fund të mesazhit, ajo uron veten për ditëlindje dhe u dërgon një dedikim të veçantë grave të forta: “T’i njohim, t’i rrisim dhe të bëhemi si ato.”

Postimi i Julianës është pritur me komente të shumta urimi dhe mbështetjeje nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)