Jeta e Giorgio Armanit do të bëhet film – regjisori është përzgjedhur

Pas vdekjes së Giorgio Armanit shtatorin e kaluar, në moshën 91-vjeçare, jeta e stilistit italian do të përshtatet për ekranin e madh. Projektit i është bashkuar një regjisor danez fitues i shumë çmimeve.

Dhjetë muaj pas vdekjes së Giorgio Armanit, është gjetur regjisori që do të realizojë filmin biografik për jetën e stilistit italian. Regjisori danez BilleAugust, 77 vjeç, i njohur për filmin "The Houseof the Spirits", do të drejtojë "Armani: The KingofFashion", sipas mediave të industrisë Hollywood Reporter dhe Deadline.

Producent i filmit do të jetë AndreaIervolino ("Ferrari"). Në një deklaratë, ai tha se August është një regjisor që zotëron dhuntinë e rrallë për të zbuluar "anën njerëzore pas madhështisë". Sipas tij, veprat filmike të August karakterizohen nga "eleganca, inteligjenca emocionale dhe respekti i jashtëzakonshëm për jetët që ai portretizon". Deri tani nuk është bërë e ditur se cilët aktorë do të interpretojnë në film.

Një stilist me famë botërore

Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 91-vjeçare.

Në fillimet e karrierës, Armani punoi si dekorues vitrinash dhe blerës për zinxhirin e dyqaneve La Rinascente. Pikërisht aty ai u njoh në vitin 1964 me Nino Cerruti, një nga emrat më të njohur të modës italiane për meshkuj.

Në mesin e viteve 1970, Armani themeloi kompaninë e tij së bashku me partnerin Sergio Galeotti: GiorgioArmaniSpA. Kjo ishte bërthama e një grupi që sot vlen miliarda dollarë. Pas vdekjes së hershme të Galeottit në vitin 1985, kompania mbeti tërësisht në pronësi të Armanit.

Për dekada me radhë, Armani ishte një nga stilistët më të rëndësishëm në botë. Ai arriti suksesin e madh në Hollywood në vitin 1980, kur veshi Richard Gere në filmin "AmericanGigolo". Më pas ai krijoi veshjet edhe për Kevin Costner në "The Untouchables", TomCruise në "Mission: Impossible" dhe Leonardo DiCaprio në "The WolfofWallStreet".

Një regjisor fitues çmimesh

BilleAugust fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1987 me ekranizimin e romanit klasik "Pelle the Conqueror". Filmi fitoi, ndër të tjera, çmimin Oskar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Edhe filmi i tij "The BestIntentions" fitoi çmimin kryesor në Kanë. Ai pati sukses edhe me "The Houseof the Spirits", bazuar në romanin e Isabel Allende, me ekranizimin e bestsellerit "Smilla'sSenseofSnow", si dhe me "GoodbyeBafana", që trajton historinë e NelsonMandelës dhe rojës së tij të burgut.

Reagon Armani Group

Pas publikimit të lajmit, Armani Group u distancua nga projekti, duke deklaruar se familja e konsideron të nevojshme të theksojë se nuk ka qenë e përfshirë në të.

"Ndonëse është në dijeni të ekzistencës së projektit 'Armani: The KingofFashion' të AndreaIervolinos, Armani Group nuk ka marrë kurrë pjesë në këtë nismë dhe nuk e ka autorizuar, mbështetur apo miratuar zhvillimin dhe realizimin e saj", thuhet në deklaratë.

"Kompania deklaron se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt dhe distancohet plotësisht si nga realizuesit e tij, ashtu edhe nga përmbajtja e tij", shtohet në reagim./FashionUnited