Aksidentohet çifti nga Kosova në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina del nga rruga e përfundon në fushë
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Subash.
Një mjet tip ‘Seat’ me targa nga Kosova ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në fushë.
Për pasojë çifti që udhëtonte janë plagosur e më pas janë dërguar në urgjencëne e spitalit rajonal ‘Omer Nishani’.
Aktualisht ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia po punon për zbardhen e rrethanave të aksidentit.