Zjarri në malin e Shëngjinit po përhapet me shpejtësi, plagoset pasagjeri i një makine
Zjarri që ka rënë sot në malin e Shëngjinit po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Gazetari i Syrit raporton se ndërhyrja e zjarrifkëseve është e vështirë për shkak të terrenit.
Zjarri, I cili ran ë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, u rapotua rreth orës 21:00 dhe ndërsa ora shënon 23:30 minuta vijon të përhapet dhe paraqet rrezik.
Mësohet e në terren janë 5 zjarrfikëse që po punojnë.
Në një moment është shënuar dhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit dhe dyshohet se pasagjeri i një makine është plagosur.
Makina po shkonte në drejtim të Shëngjinit.
I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore ndërsa po analizohet se çfarë e plagosi të riun.
Zjari ka përfshirë një sipërfaqe të madhe shkurresh dhe bimësi.