Festivali në Korçë/ Qytetarët thirrje për dorëheqjen e Ramës nën ritmet e muzikës së Renis Gjokës

Moto & Rock Festival, koncerti i këngëtarit të mirënjohur të rrokut, Renis Gjoka, që po zhvillohet në Korçë mes muzikës, motorëve dhe mijëra pjesëmarrësve, është shoqëruar edhe me thirrje politike nga një pjesë e të pranishmëve.

Gjatë aktivitetit u dëgjuan brohoritje me thirrjen "Rama jep dorëheqjen", të artikuluara njëzëri nga disa pjesëmarrës, duke sjellë për disa momente një atmosferë ndryshe nga ajo festive që karakterizon festivalin.

Pamjet e publikuara nga aktiviteti tregojnë se, krahas muzikës rock dhe atmosferës së krijuar nga motoçiklistët dhe vizitorët, nuk munguan edhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, të cilat u dëgjuan mes turmës së pjesëmarrësve.