Harry Styles refuzon ftesën për dasmën e ish-partneres Taylor Swift, zbulohet arsyeja e mungesës
Harry Styles thuhet se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dasmën e ish-partneres së tij, Taylor Swift, me Travis Kelce, e cila, sipas raportimeve, pritet të zhvillohet në Madison Square Garden.
Sipas Variety, këngëtari britanik nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni për shkak të angazhimeve me turneun e tij muzikor.
Megjithatë, e fejuara e tij, Zoe Kravitz, raportohet se do të marrë pjesë në dasmë. Ajo është mike e ngushtë e Taylor Swift dhe ka bashkëpunuar me artisten në këngën “Lavender Haze”.
Ftesa e dërguar për Harry Styles është interpretuar si një shenjë se mes ish-çiftit nuk ka më hatërmbetje, më shumë se një dekadë pas përfundimit të lidhjes së tyre. Sipas Daily Mail, ky veprim tregon se marrëdhëniet mes tyre janë tashmë në një fazë miqësore.
Romanca e Styles dhe Swift në vitin 2012 mbetet një nga më të komentuarat në botën e showbizit. Prej vitesh, fansat kanë spekuluar se disa nga këngët më të njohura të Taylor Swift janë frymëzuar nga kjo histori dashurie.
Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid, motrat Haim, Steven Spielberg, Jack Antonoff, Max Martin dhe Aaron Dessner.
Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se të gjithë të ftuarit do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti përpara se të marrin detajet e ceremonisë. Gjithashtu, çdo ftesë është e personalizuar me një shenjë identifikuese, me qëllim parandalimin e rrjedhjes së informacioneve për organizimin e dasmës.