'Lironi çunat!' Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr 3
Në orën 21:44 protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Itinerari i protestuesve është komisariati nr 3 ku mbahen në qeli protestuesit e arrestuar dje paradite gjatë protestës para Kuvendit.
Protestuesit thërrasin ‘Lironi çunat!”
Në podiumin e improvizuar para kryeministrisë pjesëmarrësit renditën arsyet e keqqeverisjes dhe korrupsionit të kësaj qeverie duke thirrur në kor: Rama jepe dorëheqjen
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, që është dhe protestë kombëtare.
“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë këtu dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë marshimit.
Policia ka dërguar pas hekurave 19 protestues që protestuan një ditë më parë para parlamentit, ndërsa 12 prej tyre i ka proceduar penalisht.
Sot është dita e tridhjetë e katërt e protestës.