Zjarr i madh në malin e Shëngjinit, flakët pranë rrugës kryesore
Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, por pa përbërë rrezik për zonen e banuar.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.