'Për një Shqipëri të lirë'/ Vogëlushja-kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta që ka hyrë në ditën e 34-t u karakterizua sot nga një element i veçantë, pjesëmarrja e fëmijëve në tubim, e cila sipas organizatorëve është bërë e mundur për shkak të natyrës paqësore të protestave dhe mungesës së incidenteve gjatë zhvillimit të tyre.

Një vajzë e vogël u ngjit në podium dhe iu drejtua protestuesve, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë tubimit të një dite më parë. Ajo gjithashtu u bë pjesë e thirrjeve të protestës, duke kënduar parullën e përsëritur “Rama jepe dorëheqjen”.

Në fjalën e saj të shkurtër, ajo u shpreh se proteston për një Shqipëri më të lirë dhe më të drejtë, duke kritikuar situatën aktuale dhe duke theksuar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. “Protestoj për një Shqipëri të lirë dhe jo për një Shqipëri të varfër që shitet. Policia rrahu protestuesit dje dhe i dërgoi në burg. Ne nuk do ta lëmë me kaq, sepse e duam Shqipërinë dhe nuk duam ta shesim atë. Lironi çunat! Rama jep dorëheqjen!”, u shpreh ajo.