VIDEO/ ‘Pa shtyllë kurrizore, Agron je qesharak’, influenceri-Shehajt: Je mashtrues, për 2 vite heshte

Shqiptari i njohur, influenceri nga Gjermania Dritan Alsela, i njohur në rrjetet sociale ka ironizuar keq kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Alsela e akuzon Shehajn se po përpiqet të përvetësojë protestën e qytetarëve.

‘A ka më mashtrues se ky njeri? A e patë çfarë ka bërë? Agron Shehaj politikan, 2 vjet e 3 muaj dhe nuk e ka hap gojën. Tani që po i sjellim Europën në Tiranë për t'u kujdesur për atë ligj, tani na e ka vënë këtu.

Pash nerin, a kanë fytyrë këta njerëz e? Çfarë hanë këta? Çfarë pinë këta? Ku morin frymë këta njerëz? Ju lutem shqiptarë, aman, shqiptarë. Tani, ne e dimë, ne shqiptarët jemi kështu një çikë të rrezikshëm kështu, nuk na e fut kush.

Po sqaroni njerëzit o burrë, se ky është mashtrues. Mos i lini të mashtrojnë njerëzit me këta tani, se e sheh, ta ka vënë dhe në ballë nesër, shiko se ta vë në ballë tani. Lëre se la nam o burrë.

A keni cipë ju a s'keni? A keni shtyllë kurrizore? A e shikoni veten në pasqyrë? Se, a keni njerëz, a keni familje? Çfarë njerëzish jeni mo aman? Ai ligj është tradhti e kombit, ka dy vjet që është bërë, edhe ky tani po na e vë këtu në krah. Sa ka që bën protestë, as e ka hap zërin e gojës fare, s'e ka hap. Çuna, ju lutem, ndihmoni një çikë, aman e... S'di çfarë me thënë tani, më mungojnë fjalët’, thotë Alsela në një video të shpërndarë online.

Sipas protestuesit, Shehaj shfaqet çdo mbrëmje në protestë, regjistron një video ku pretendon se qytetarët e duan kryeministër, e publikon në Instagram dhe më pas largohet.