Vrasësi i kryeministrit serb: Silleni Ballist Morinën në 'Alkatraz', do ta përdhunojmë në banjon me avull!

Milorad Lukovic Legija, 48 vjeç, i cili po vuan një dënim me 40 vjet burg për vrasjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Xhixhiç, është betuar se shqiptari Ismail Marina “do të pagëzohet me gjak” nëse ai do të ekstradohet në “Alkatrazin” e Serbisë, shkruan gazeta serbe Kurir.  

Sipas burime të afërta me këtë burg, pas lajmit se shqiptari me shumë gjasa do të dërgohet në burgun më të ashpërt në Pozarevec, thuhet se lajmi ka mbërritur në qelitë me shpejtësinë e dritës dhe se ish-komandanti i Beretave të Kuqe të Serbisë ishte i pari që e priti me kënaqësi këtë lajm.

Ai u talla duke thënë se Morina do ta gjente veten në një ‘spa” dhe se ai do të garantonte që për shqiptarin të kishte “një komitet që ta mirëpriste”. Natyrisht, të gjithë e dinë se kjo është diçka e pamundur, sepse Legija është në izolim, por n ë këtë mënrë duket se ai i ka dhënë vetes një çikë rëndësi./Syri.net

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiç, i pari i zgjedhur pas rënies së regjimit të Millosheviqit në vitin 2000, u vra në 12 mars 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit. Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Gjatë mandatit të Xhinxhiç, në Serbi ka nisur procesi i demokratizimit të shoqërisë dhe i reformave ekonomike dhe sociale. Qeveria e Gjingjiqit ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar.