Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Elbasan, rrëzohen dy pemë dhe dëmtohet një shtyllë tensioni

Erërat e forta dhe stuhia që përfshinë qytetin e Elbasanit kanë shkaktuar dëme materiale, duke rrëzuar dy pemë në zona të ndryshme të qytetit. Si pasojë e motit të keq është dëmtuar edhe një shtyllë e tensionit të mesëm.

Fatmirësisht, nga incidentet nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike dhe të shmangin daljet e panevojshme kur ka stuhi me erëra të forta, pasi ekziston rreziku i rrëzimit të pemëve, shtyllave apo objekteve të ndryshme nga ndërtesat.