Strazimiri pyet Klodian Brahon: A mund të merrni dëshmitar Alexander Arvizu për '21 janarin'?

Gjatë një seance raportimi të kreut të SPAK, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti i Partisë Demokratike. Gent Strazimiri pyeti Klodian Brahon a ekziston mundësia të pyetet, të merret në cilësinë e dëshmitarit ish ambasadorin e SHBA-së, Alexander Arvizu lidhur me ngjarjet e 21 janarit?

 Ka një intervistë në 21 shtator të 2011-ës nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. I cili thotë, publikisht te Ilva Tare, mbrapa 21 janarit fshihet, ka një celulë antiamerikane.

Dëshmon 40 e ca minuta, që ai dhe ekipi i tij në ambasadë e kanë ndjekur hap pas hapi, minutë pas minute.

Gjithçka ishte e përgatitur dhe e organizuar që të mund të çonte, të nxirrte, në një veprim të detyruar forcat e rendit.

Më vjen një koment, thotë po të kisha qenë një nga ata policët aty do kisha dalë nga rreshti, do t'i kisha rrahur paq. Citoj...

pyetja ime është: Meqenëse jeni rikthyer dhe keni hapur çështjen dhe kërkojmë të gjithë të vërtetën. Ekziston mundësia të pyetet, të merret në cilësinë e dëshmitarit Alexander Arvizu?

Stafi i tij në ambasadë, i cili siç thotë, ka regjistruar minutë pas minute gjithçka që po ndodhte, në kuadër të bashkëpunimit që kemi me partnerët amerikanë, veçanërisht për sa i përket funksionimit të SPAK-ut. A mundet dot të merren dhe ato si burime për të kuptuar dhe për të dalë tek e vërteta, për të bërë një hetim siç e tha atëherë, citoj prapë ambasadorin Arvizu: të gjithanshëm, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës.

E them këtë sepse unë në atë kohë kam qenë ndër të paktët deputetë të parlamentit, të interesuar dhe protagonist në kërkim të së vërtetës, ngrita menjëherë në parlament një komision hetimor atëherë.

Morëm dhe informacion të klasifikuar, e ku di unë se çfarë, e njërën e tjetrën.

Pala tjetër s'ishte e interesuar, ishim vetëm ne, sikur ishte gjysma gjeli ishte ai komision, nuk mund të... prandaj them, meqenëse hapet çështja, ekziston, kjo është pyetja... shumë procedurale.

Proceduralisht ekziston mundësia që këto burime publike informacioni, shumë të besueshme, të mund të përfshihen në dosje që të na çojnë tek e vërteta? Ajo e pastra, e kulluara. 

Oerd Bylykbashi: Jo vetëm përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit, atëherë kërkoi hetimin e plotë, por edhe ambasadori Arvizu ka shprehur në takime në funksionin tim zyrtar në atë kohë, ka shprehur pakënaqësinë për mos hetimin nga prokuroria të organizatorëve.