VIDEO/ FIFA reagon zyrtarisht për golin e anuluar të Kroacisë ndaj Portugalisë
FIFA ka reaguar zyrtarisht për golin e anuluar të Kroacisë, që do të dërgoi sfidën me Portugalinë në rezultatin 2-2.
Bëhet fjalë për një rast të paprecedent në Botëror ku hyri në punë teknologjia, pikërisht përmes topit.
“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball Technology’, e integruar në topin zyrtar të ndeshjeve adidas Trionda të Kupës së Botës FIFA, u vërtetua se pati kontakt me topin nga lojtari i Kroacisë, Igor Matanoviç (numri 20), gjatë ndërtimit të aksionit që çoi te goli kundër Portugalisë.
Kjo i mundësoi arbitrit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe ta anulonte golin.
Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë në gjendje të zbulojnë edhe prekjen më të vogël të topit.
Kjo u shfaq për shikuesit gjatë transmetimit përmes një grafike të quajtur ‘heartbeat’ (‘rrahja e zemrës’), duke u dhënë zyrtarëve të ndeshjes një nivel të paprecedentë të dhënash për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s pas ndeshjes së fituar nga Portugalia.
Goli i anuluar me VAR: (VIDEO)
Sfida e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Spanjës. Ky takim vlen për fazën 1/8.