Hetimet për drogën/ Ish-prokurori: SPAK dhe drejtësia vepruan me vonesë, pasojat po i paguajnë qytetarët
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar mënyrën se si sistemi i drejtësisë dhe organet e ndjekjes penale kanë trajtuar çështjet e trafikut të drogës, duke deklaruar se shumë prej dosjeve që po hetohen sot i përkasin ngjarjeve të ndodhura 7-8 vite më parë.
I ftuar në Syri TV, me moderatorin Arnold Kariqi, ai tha se kjo tregon dështimin e institucioneve për të goditur krimin në kohën e duhur.
Sipas Karanxhës, vonesat në hetime dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër pastrimit të parave kanë dëmtuar jo vetëm ekonominë, por edhe qytetarët e ndershëm.
Ai kritikoi edhe SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë, duke argumentuar se mungesa e specialistëve dhe largimi i magjistratëve me përvojë kanë ndikuar negativisht në eficiencën e hetimeve, ndërsa theksoi se këto vepra penale kërkojnë punë profesionale dhe prova të forta, jo veprime të vonuara.
Intervista në studio:
Karanxha: Siç e kemi në dëgjime të ardhura në, presidenti Trump, administrata e Trump ndaj drogës ka tjetër qasje. Pra ndaj karteleve, dhe droga dhe trafiku i drogës dhe të ardhurat që vijnë nga droga janë trajtuar si akte terroriste dhe të ardhurat që vijnë nga aktet terroriste dhe kanë prioritet të veçantë. Në Shqipëri për hir të së vërtetës ka pasur problematika në lidhje me trafikun e drogës. Por po konstatojmë që organet e ndjekjes penale në Shqipëri kryesisht kanë proceduar për ngjarje të vjetra. Për shembull takimi i, i rrugës që diskutohet është i 2018, 2019, është 7 vjet, 7-8 vjet. Edhe dosjet që aktualisht janë, janë dosje të vjetra. Lind pyetja, pse nuk është proceduar më parë për këto çështje penale? Kështu që megjithatë, megjithatë unë jam për atë që...
Kur është një dosje që një person që procedohet penalisht duhet të ketë prova. Dyshim të arsyeshëm të bazuar, dhe provat te çdo dyshim të arsyeshëm. Pra këto prova kanë qenë aty dhe nuk është proceduar. Pra s'ka pasur prova dhe tashmë, me të njëjtën... me të njëjtin brumë si të thuash po bëjmë petra. Pra domethënë me këtë brumë prapë. Domethënë a kanë qenë aty, çfarë veprimesh janë bërë? Sepse s'ka, ai nuk mund të quhet veprim hetimor se ka ardhur nga jashtë. Megjithatë kemi domethënë në fushën e trafikut të drogës kemi një punë të dobët në kuptimin të bërë nga organet e ndjekjes penale, sepse duhet të procedohet që në fillim, jo kur të vijnë pasojat. Sepse tashmë në tregjet, në tregun e brendshëm, lidhja e parave që vijnë nga lëndët narkotike dhe me investitorët e ndershëm sjell pasoja të rënda sepse ti i bllokon bashkë me paratë bllokon, mund të jenë një pjesë e financimit të drogës, tjetër janë qytetarë të ndershëm. Pra ti një që dëmton domethënë ekonominë e vendit sepse futen paratë e drogës në biznes, por ti dëmton edhe ata që janë investitorë të ligjshëm në një pallat. Pra bëhet një pallat, ti kur e sekuestron e sekuestron të gjithë dhe cenimi i interesave të shqiptarëve është evident. Pra plus parave që vijnë nga droga, por edhe ata që janë investitorë të ligjshëm. Ç'kuptojmë me investitorë të ligjshëm? Ata që është një pallat, që kanë blerë, kanë punuar gjithë jetës jashtë shtetit, kanë siguruar një të ardhur në Greqi, domethënë o në Itali dhe kanë blerë një shtëpi. Tani vjen ta ketë provë ai çfarë po bëhet, e ka të bllokuar. Pra domethënë kemi dhe pasoja tek qytetarët, sepse duhet, duhet të kemi pasojën e drejtpërdrejtë. Pra këto para vijnë nga droga, domethënë sepse janë edhe me sekuestrimet e fundit janë dosjet e vjetra, janë dosjet e 2020-s për shembull, 2019-s, disa dosje.
Kariqi: Ku jemi me sekuestrimet Karanxha, sepse shohim sikur për SPAK-un pastrimi i parave duket si mollë e ndaluar. Është shumë e vështirë e pastrimi i parave, ndërtimi, turizmi... 526 projekte ishin turistike në të gjithë Shqipërinë. Pra duhet të ketë në këtë aspekt një vështrim më serioz SPAK-u, apo ka të pamundur, se?
Karanxha: Veprat penale nuk e ka vetëm SPAK-u pastrimin e parave, po e kanë dhe prokuroritë e e përgjithshme, e juridiksionit të përgjithshëm. Është një vepër penale domethënë që paraqet ato dinamikat e veta, është një vepër e vështirë për t'u provuar sepse duhet të kemi prova, sepse nuk mund... prova është gjë tjetër dhe dyshimi është gjë tjetër. Pra kjo do një punë, do specialistë, domethënë që të merren me mungesën e justifikimit të parave në një investim. Sepse kur bëhet një investim, shihet që paratë, diferenca, nga i gjen dhe kjo është ajo që duhet. Po kjo do punë, s'do fjalë. Pra një nga rëniet e fushës, në fushën e pastrimit të parave është dhe largimi i magjistratëve, rënia e largimi i profesionistëve nga nga puna. Pra që ata e dinin për shembull, që ishin... kishin vite që ishin mësuar në ndjekjen penale.