Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon gjininë e bebit
Një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, Lotina Haziri dhe Mozzik, kanë ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas publikimit, çifti ka zbuluar se janë në pritje të një djali.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë vërshuar me urime për Lotinën dhe reperin e njohur.
Kujtojmë se Mozzik dhe Lotina Haziri prej kohësh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, ndërsa së fundmi kanë qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre personale. Tashmë, ata po përgatiten të nisin një kapitull të ri si prindër të një djali.