Artikulli në AP, gazetarja shpjegon foton e kopertinës: Altin Gjuzi - Ai po lufton kundër diktaturës së dytë në jetën e tij

Media e Fuqishme AP ka publikuar një artikull për protestat madhështore të shqiptarëve kundër qeverisë Rama.

Gazetarja Blerina Gjoka ka publikuar në faqen e saj në facebook historinë e protestuesit që është në foton që ka publikuar media e fuqishme amerikane.

Postimi i Blerina Gjokës.

Burri në foton ballinë të AP quhet Altin Gjuzi. Ai po lufton kundër diktaturës së dytë në jetën e tij.

U dënua nga shteti komunist kur ishte minoren, vetëm 15 vjeç, për tentativë arratisjeje.

Altini i shpëtoi për pak pushkatimit. Për të dhe shokun e tij 18 vjeçar, ishte rezervuar një “vrasje” më e ngadaltë.

Të dy u tërhoqën të lidhur me litar në mes të Pogradecit një javë rresht që t’u futej frika njerëzve që të mos guxonin të kalonin kufirin.

Më pas, kaloi muaj të gjatë torturash në hetuesi për të përfunduar si i dënuari më i vogël në kampin e riedukimit më të tmerrshëm të viteve të fundit të diktaturës, Qafë-Bari.