‘Zemra’ e galaktikës/ Mijëra botë të fshehura në një video të vetme të Rrugës së Qumështit

Mijëra botë të fshehura dhe miliona yje të zbuluara në një video të paprecedentë të Rrugës së Qumështit, bazuar në imazhe të zemrës së galaktikës sonë, të mbledhura nga teleskopi hapësinor Euclid i Agjencisë Hapësinore Evropiane, i lëshuar në vitin 2023 .

Imazhet e mbledhura nga teleskopi hapësinor gjatë një periudhe 26-orëshe kanë prodhuar një mozaik prej dhjetëra miliona yjesh.

"Është më shumë sesa thjesht një imazh," vëren ESA në faqen e saj të internetit: "është një hartë e evolucionit yjor, nga retë e errëta ku lindin yjet deri te popullatat e lashta të përqendruara në rajonin që rrethon bërthamën e galaktikës.

"Të fshehur në këtë fushë të dendur drite janë planetë që është e pamundur të shihen drejtpërdrejt, por identifikohen duke përdorur një teknikë që shfrytëzon gravitetin e objekteve qiellore si një xham zmadhues gjigant kozmik (mikrolente gravitacionale).

Në këtë mënyrë, teleskopi hapësinor Euklid, i ndërtuar për të eksploruar materien e errët dhe energjinë e errët, po ndihmon në hapjen e një dritareje të re mbi galaktikën tonë dhe botët e padukshme që e popullojnë atë./ ANSA.