‘Albanian Files’/ Bylykbashi –Brahos: Tregues i filtrimit të parave të krimit e korrupsionit! Ku janë hetimet për Eco Park?
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD i kanë këkruar kreut të SPAK, Klodian Braho të nise hetimet mbi librin e arkitektëve ‘Albanian Files’, duke e konsideruar këtë të fundit si një udhëzues të qartë të filtrimit të parave të krimit të organizuar e korrupsionit në ekonominë shqiptare.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se dosja “Albanian Files” tregon qartë se si pushteti dhe grupet kriminale, si ato vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare, bashkëpunojnë ngushtë për të futur në ekonomi paratë e pista.
Mekanizmi që ligjvënësi demokrat i sugjeroi kreut të SPAK për ta zbuluar, është ndjekja e lëvizjeve bankare dhe atyre të prokurimeve publike, paradhënieve dhe tërheqjeve të parave para dhe pas fushatave zgjedhore.
Po ashtu deputeti Bylykbashi kërkoi nga drejtuesi i SPAK, se ku ndodhen hetimet mbi kallëzimin e dosje së famshme të “Ecoparkut” në Durrës.
Skema e pretenduar tregon një abuzim flagrant, ku nga një tender me vlerë 19 milionë euro, vetëm rreth 6.5 milionë euro u shpenzuan për punimet reale. Pjesa tjetër, mbi 12 milionë euro, pretendohet se u përthith nga nënkontraktorët e lidhur me aferat e njohura të inceneratorëve.
Sipas deputetit të PD, ky rast cilësohet si modeli i përsosur se si fondet publike dhe paratë e dyshimta shkrihen në një kanal të vetëm, duke ngritur një alarm të ri për SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.
Tjetër, për të njëjtin territor, këtu nuk e kemi këtë problem, janë bashkë. Dhe ai është ekzakt, është shembulli se si ulen bashkë qeveria dhe krimi i organizuar ndërkombëtar dhe vendas për të pastruar paranë e krimit të organizuar në Shqipëri. Dosja "Albanian Files" është tregues gjithashtu i të gjithë kësaj. Dhe unë besoj do të jetë shumë, jam shumë kurioz me çfarë lloj guximi arritën ta çojnë përpara këtë, sepse ju kanë dhënë një material për t'ju ndriçuar në shumë pista për të cilat ju po hetoni, besoj unë. Ju e dini më mirë se unë këtë punë, por unë besoj që ai material, ai libër ju tregon se ku do të filtrojë paraja e krimit të organizuar dhe e korrupsionit në ekonominë shqiptare. Shpresoj që ta bëni këtë.
Tani, vijmë tek ajo që juve thatë edhe në seancën para dy ditësh, qoftë në lidhje me veprat zgjedhore, por ndoshta edhe për këtë që diskutojmë sot, raportin e përvitshëm. Pra, në themel të punës tuaj është: ndiq paranë. Tashmë është mekanizëm i konsoliduar, unë besoj që juve jeni duke e forcuar këtë aspekt. Por në qoftë se ju bëni ndjekjen e parasë të krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të oligarkisë nëpërmjet kandidatëve të cilët hyjnë në zgjedhje dhe më pas zgjidhen, ju do shihni mrekullira për punën tuaj. Keni momentin ku ju mund të shihni se si e gjithë kjo, të gjithë këto kanale ujërash të zeza mblidhen në një kanal të madh magjistral. Dhe pyetja ime është: sa hetime të këtij lloji, pra të nisur nga kjo, nga transfertat e parave, nga lëvizja e parasë, keni bërë ju në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025?
Duke filluar ndoshta nga elementë të vegjël, kandidatë të cilët çudisin me numrin e votave që marrin, sigurisht që të gjithë e thonë, është filan kartel, është filan grup kriminal, është filan oligark që e mbështet. Sigurisht që ju i shihni lëvizjet e parave që ndodhin para dhe pas zgjedhjeve nëpër banka, para që dalin nga sistemi bankar dhe nuk merret vesh më ku shkojnë, ashtu siç ju shihni sistemin e prokurimeve publike, paradhëniet, tërheqjet e parave dhe më pas këto që ndodhin para zgjedhjeve. Kështu që pyetja ime është: sa hetime të këtij lloji keni bërë juve në lidhje me zgjedhjet, apo planifikoni të keni të tilla për zgjedhjet e 2025-ës? Sepse nisur nga ajo, dhe këtu do ta riformuloj në formën e pyetjes, nga ajo që thoni juve, në mos gabohem ju thoni që është 540 ditë mesatarja e hetimit të krimeve zgjedhore? E çështjeve. Është një mesatare. Tani, duke patur parasysh që ju jeni një strukturë e posaçme e specializuar, e për këtë ju kemi mbështetur...
Të paktën, kush mban mend diskutimet e 10 viteve përpara, e bëmë e ndamë të veçantë me të gjithë kritikat që mund të kishim, pikërisht që gjërat të ishin më të shpejta, më të specializuara, të shkonin drejtpërdrejt. Tani kjo ajo mesatare, sidomos kur flasim për krimet zgjedhore, kur ne kemi zgjedhje çdo dy vjet, praktikisht prodhon atë sensin, po këto mund të ripërsëriten, s'ka problem. Kështu që, pyetja... pra duke e lidhur me atë, hetime që keni bërë ju në lidhje me krimet e 2025-ës, çfarë mund të bëni dhe çfarë duhet ende të bëni ju, në lidhje me çfarë keni nevojë që të rritet në mënyrë drastike shpejtësia dhe vënia para drejtësisë. Po bëj një pyetje tjetër. Ju thoni që janë sekuestruar 45.4 milionë euro asete, por vetëm 1.9 milionë janë konfiskuar. Ne sigurisht që sekuestrimi bën pjesën e parandalimit, ka efektin parandalues, por ajo që presin njerëzit, e thonë dhe në rrugë, asetet e korrupsionit dhe të krimit t'i kthehen njerëzve.
Tani, juve suksesin si e masni dhe çfarë mund të bëhet pra, me sekuestrimet apo me konfiskimet dhe si mund të bëhet që shifrat të ndryshojnë? Sigurisht unë e kuptoj që procesi penal ka garancitë e veta, do kohën e vet. Por si mund të arrijmë këtë në mënyrë që njerëzit të mos thonë, 's'ka problem', pra tashmë është krijuar kultura: 'unë do të bëj 2-3 vitet e mia të burgut dhe metrat kub të eurove do t'i ruaj ose të groposura ose në ndonjë apartament të mbyllur, s'ka problem se do ta bëj jetën më pas'. Pra si mund të bëjmë ne që kjo lloj kulture ose nënkulture kriminale të vazhdojë të konsolidohet? Dhe e fundit, jam një nga kallëzuesit e çështjes Ecopark. Dhe... kemi paraqitur... pra atë kallëzim dhe materiale, ju e dini shumë mirë, ju e dini shumë më tepër se ç'dimë ne kallëzuesit në lidhje me këtë çështje, e keni në hetim. E para, ku ndodhet kjo çështje? Sepse është model.
Pra nëse në rastin e tunelit të Llogarasë, raporti ishte që çuditi njerëzit, raporti ishte 2/3 nënkontraktimi dhe 1/3 ajo paraja, atë 50 milionëshin që avulloi, në rastin e Ecoparkut është e përmbysur. 2/3 zhduken, 1/3 është e nënkontraktuar për punë. Si? 19 milionë euro, 10% e tunelit të Llogarasë, duket pak, po janë 19 milionë euro. Kontraktohen nga shteti, dhe nënkontraktohen vetëm 6.5 milionë euro për Ecoparkun. Nëse ju shkoni atje, do shihni që i ka dalë, kanë dalë shtresat, është zhveshur, dhe po flasim për përmbytje që janë të rrezikshme për një afat të gjatë. Tani 6 milionë e gjysmë bëhet punë, 12 milionë e gjysmë... 12 milionë e gjysmë euro plus minus këtë shifrën zhduken. I marrin këta ustallarët. Kush? Ata që në mënyrë krejt interesante diku nga prilli i vitit 2019 nënkontraktojnë studion Casanova Hernandez, që është shumë e famshme në Shqipëri. Nuk ngel pa marrë projekte zhvillimi. Dhe kjo ndodh vetëm, ndodh rreth 3 muaj përpara se Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë të flasë për herë të parë në publik për Ecoparkun. Tani këta nënkontraktojnë projektin... Është kompania e inceneratorëve, pra është e njëjta, që në fund fare rezulton nënkontraktori, jo ai që e fitoi për herë të parë, por nënkontraktori që mori punën. Tani pyetja që shtroj unë është, ia ka dhënë Edi Rama këtyre që ta bëjnë apo këta ia kanë dhënë Edi Ramës 'nëse e bëjmë ne këtë'?
Kjo është pyetje publike, por ju i jepni zgjidhjen me konkluzionet e hetimit dhe vënien para drejtësisë të personave. Ecim më tutje. E gjithë procedura që ndodhi është që në tetorin e vitit 2019 u shpall tenderi nga AKUM-i me Alqi Bllakon atëherë drejtor, dhe në datën 30 tetor 2019, vetëm tre ditë para se të hapeshin ofertat dhe rreth një javë pasi kishte rënë tërmeti në Durrës, anullohet tenderi. Dhe 'ok', anulohet tenderi, 19 milionë euro për Ecoparkun. Shkoni sot është shkretëtirë, se kush shkon atje, që të çojë fëmijët e vet atje... ndonjë rrallë, rast i rrallë është. Tani këto 19 milionë euro për tërmetin në Durrës do bënin shumë punë, po jo, nuk zgjati. U anullua tenderi dhe u bë e drejtpërdrejtë. Kush e mori? Kompania që kishte një nga kompanitë që kishte bërë ofertën për 19 milionë euro... ekzakt ajo që më pas nënkontrakton kompaninë e inceneratorit lidhur me inceneratorin e Tiranës, që kishte propozuar hartimin e projektit 3 muaj para se të përmendet Edi Rama.