Policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve, arrestohen qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Policia e shtetit ka shpërndarë një njoftim gjatë ditës së sotme ku ka njoftuar arrestimin e disa protestuesve që morën pjesë në reagimin qytetar të shqiptarëve para sallës së Kuvendit. Ata akuzohen për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë, ndërkohë që gjithë bota e panë në kohë reale se kush po ushtronte dhunë ndaj kujt.

Forcat e policisë tërhoqën zvarrë dhe goditën pa mëshirë protestuesit por edhe përfaqësuesit e medias. Protestuesit kishin marrë me vete miell dhe veze për të reaguar ndaj heshtjes qeveritare për kërkesat e tyre. Por dhunën e bëri policia dhe banditët civilë që ishin me te devotshëm së policia. Dikush i krahasoi me patronazhistë apo mercenarë të paguar për të dhunuar shqiptarët që protestojnë.

Janë arrestuar nga policia e Ramës, shtetasit Besnard Kaimi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami, Kujtim Pervataj, Romarjo Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Biçi, Altin Hila, Ervin Gega, Everes Bardhi dhe Arbër Lleshaj.

Ja njoftimi i policisë

Tiranë

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19  shtetas.

Procedohen penalisht 12 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.