Në protestë prej 32 ditësh bashkë me djalin e sëmurë, pas arrestimit të Altin Hilës hapet fushatë në GoFundMe!
Është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.
Hila mori pjesë në protestë për 32 ditë me radhë, i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili është person me status invaliditeti. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, i riu Hila ushqen në protestë djalin e tij direkt në stomak me anë të një shiringe.
Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe pretendojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.
“Në shenjë solidariteti me atdhetarin tonë Altin Hila, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës.
Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për të ndihmuar familjen Hila.
Fushata e sensibilizimit
Në shenjë solidarizimi për atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 ditë me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e tyre familjare.
Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.
Kontakti direkt me bashkëshorten e z. Hila, zonja Lindita 686630634.