‘Po e shkatërrojnë ishullin’/ George Soros dhe familja e tij blejnë 18 prona në një zonë ekskluzive të Hamptons

George Soros dhe familja e tij kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë blerjesh pronash, duke marrë në pronësi shtëpi dhe parcela të lakmuara toke në një zonë idilike të Hamptons, gjë që ka zemëruar banorët vendas, të cilët shqetësohen se ky zgjerim i pronësisë nga miliarderi po ndryshon tashmë karakterin e komunitetit të vogël dhe të lidhur ngushtë, ka mësuar The Post.

Familja kontrollon tani afro 120 akra tokë në ShelterIsland, një ishull ku mund të shkosh vetëm me traget. Kjo i bën Sorosët, investitorin miliarder amerikano-hungarez GeorgeSoros, 95 vjeç, dhe djemtë e tij Alex, 40 vjeç, dhe Gregory, 38 vjeç, pronarët më të mëdhenj privatë të tokës në komunitet.

Sipas dokumenteve publike të shqyrtuara nga The Post, 18 pronat janë blerë përmes një sërë kompanish guaskë.

"Ne nuk e kuptuam kurrë se cili mund të ishte qëllimi i blerjes së kaq shumë tokave," tha një ish-banor që ia shiti pronën familjes disa vite më parë. "Por, duke qenë se këtu mund të vish vetëm me traget, menduam se ndoshta po ndërtonin një bunker, larg të gjithëve."

Gjashtë vjet më parë, kur Gregory bleu një pronë prej 22 akrash në Daniel Lord Road, rruga e qetë u mbush papritur me punëtorë ndërtimi dhe autobote uji që vinin disa herë në javë për të mbushur pishinën e tij, e cila thuhet se është më e madhja në ishullin 6.5 milje të gjatë, tha ish-banori.

Sipas tij, në rrugë janë vendosur kamera dhe hidraulikët, marangozët e pastrueset që punonin në pronë detyroheshin të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti.

Familja bleu të gjitha pronat në atë rrugë dhe i kërkoi Këshillit Bashkiak të ShelterIsland të lejonte vendosjen e një gardhi sigurie për të penguar hyrjen e banorëve vendas. Bashkia e refuzoi kërkesën, pasi në fund të rrugës ndodhet një pikë zbarkimi në pronësi të saj. Megjithatë, banorët i thanë The Post se besojnë se është vetëm çështje kohe derisa familja Soros ta arrijë qëllimin.

"Nuk mund të përballemi me ushtrinë e avokatëve që kanë këta milionerë dhe duket se ndërtojnë çfarë të duan," tha SteveLenox, një banor i hershëm i zonës, i cili shprehu shqetësimet e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 29 qershor. "Kjo është ajo që po e shkatërron ishullin."

Përveç familjes Soros, edhe zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Stefan Sovoliev ka blerë disa nga bizneset kryesore të ishullit, përfshirë hotelin historik Chequit dhe farmacinë ShelterIslandHeights. Më pas ai zemëroi banorët duke mbyllur menjëherë shërbimin e recetave, i vetmi i këtij lloji në ishull.

"Kam parë Montauk-un të ndryshojë rrënjësisht, kam parë edhe SagHarbor-in të ndryshojë po aq shpejt," tha banori afatgjatë Mike Gaynor në mbledhjen e kësaj jave të Këshillit Bashkiak, duke iu referuar zonave të Hamptons që u bënë të papërballueshme për vendasit pasi super të pasurit filluan të blinin prona. "Brenda pak vitesh, askushnuk do të ketë më mundësi të jetojë këtu."

ShelterIsland ka rreth 8000 akra sipërfaqe. Megjithatë, një e katërta e ishullit përbëhet nga një rezervat natyror prej 2064 akrash i organizatës NatureConservancy. Me 120 akra në pronësi, familja Soros kontrollon vetëm 2% të tokës së disponueshme, por bëhet fjalë për prona shumë të rëndësishme. Pronarët e dytë më të mëdhenj privatë janë ËestmorelandFarm, me 65.4 akra, sipas dokumenteve publike.

Qarku Suffolk dhe Bashkia e ShelterIsland kontrollojnë 551 akra, ndërsa Gardiner'sBayCountryClub, një klub privat, zotëron më shumë se 164 akra. SylvesterManorEducationalFarm, një organizatë jofitimprurëse e vendosur në një ish-plantacion skllevërish, kontrollon 238 akra.

Blerjet e shumta të familjes Soros dolën në dritë vitin e kaluar, pasi familja bleu një fermë kuajsh prej 63.6 akrash në SmithStreet dhe ngriti një gardh kundër drerëve pa autorizimin e nevojshëm nga komisioni i zonimit të ishullit.

MattheëChristopherPietras, ndihmës i Gregory-t, e përfaqësoi atë në një mbledhje të Komisionit të Apelimit të Zonimit në shtator 2024, ku kërkohej leja për ndërtimin e një gardhi rreth pronës, sipas dokumenteve publike.

Gregory, një artist i artit konceptual, synonte ta kthente pronën në një fermë organike me pemishte mollësh dhe hapësira për bagëti, sipas dokumenteve zyrtare. Disa muaj më vonë, në maj 2025, Pietras i dha fund jetës pasi u përball me akuzat se kishte përvetësuar miliona dollarë nga klientët e tij, përfshirë edhe familjen Soros.

"Si Pietras, ashtu edhe një avokat, adresa elektronike e të cilit ishte e lidhur me kompaninë e Sorosëve, ishin të pranishëm në mbledhje," tha Gaynor, i cili jeton në ishull prej një dekade dhe merr pjesë rregullisht në mbledhjet e bashkisë. "Kështu e kuptuam se familja Soros ishte pas blerjes së fermës dhe pronave të tjera në ishull."

Përveç pronave të shtrenjta buzë ujit, familja zotëron edhe parcela më të vogla dhe shtëpi pranë vendgrumbullimit të mbetjeve të ShelterIsland. Banorët thonë se këto prona po përdoren për strehimin e stafit të familjes.

Një banor tha se në BoëditchRoad është ndërtuar një "konvikt për stafin".

"Tani, të gjitha shtëpitë pranë këtij përbindëshi të shëmtuar që shërben si konvikt për punonjësit nuk po shiten dot," tha ai. "Ata bëjnë çfarë të duan."

Familja filloi të grumbullonte prona pasi SusanËeber, bashkëshortja e dytë e GeorgeSorosit, nga e cila ai u divorcua në vitin 2005, bleu në vitin 2013 një rezidencë të madhe me pesë dhoma gjumi buzë ujit në lagjen ekskluzive DeringHarbor për gati 6 milionë dollarë. Kjo shtëpi shërbeu vitin e kaluar si vendi ku u mbajt darka e provës së dasmës së AlexSorosit me HumaAbedinin, ish-këshilltare e HillaryClinton-it.

"Ata e paralizuan ishullin me dasmën e djalit të tyre me Humën," tha një banor i vjetër që jeton aty pranë. "Rrugët u bllokuan, helikopterët sillnin familjen Clinton. Siguri e tepruar dhe kaos i panevojshëm."

Dasma u zhvillua pak më tej, në Ëater Mill, një tjetër zonë e Hamptons ku AlexSoros ka një shtëpi.

AlexSoros mori drejtimin e fondacionit OpenSocietyFoundations, me pasuri rreth 25 miliardë dollarë, në vitin 2023.

Familja ka dhuruar dhjetëra miliona dollarë për kandidatë politikë progresistë dhe së fundmi ka kanalizuar 102 milionë dollarë përmes komitetit politik Democracy PAC, një super PAC i themeluar nga Soros në vitin 2020, për të mbështetur kandidatët progresistë në zgjedhjet e ndërmjetme.

OpenSocietyFoundations nuk iu përgjigj kërkesës për koment të The Post gjatë kësaj jave./ NewYork Post – Syri.net/